Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 11 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, 6 pacientë në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 11 raste të reja me

Vetëm 11 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

“Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit