Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 5 raste të reja në Tiranë nga Covid-19 

Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 5 raste të reja në

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar vetëm 5 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH nuk ka asnjë jete te humbur me Sars-Cov2 pozitiv dhe aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë.

Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit humbje nuk ka asnjë jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

 

Të fundit