Flash News

E-TJERA

Ministrja austriake: Po përpiqemi për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë dhe pasaportën e gjelbër

Ministrja austriake: Po përpiqemi për mbajtjen e konferencës
Karoline Edstadler

Ministrja austriake për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler ishte në Shqipëri, ku zhvilloi një takim me homologen, Olta Xhaçkën. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Edstadler shprehu mbështetjen e shtetit të saj për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Ajo tha se procesi duhet përshpejtuar, ndërsa shtoi se Austria po punon për mbajtjen e konferencës së parë për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut. Ministrja u shpreh se demokracia dhe të drejtat e njeriut janë vlerat e BE. Sipas saj, BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Edstadler tha se po bëhen përpjekje për "pasaportën e gjelbër" dhe lëvizjen e lirë për shqiptarët.

“Ne duam të punojmë me ju për perspektivë të rëndësishme që të hyni në BE.  Nëse nuk e përshpejtojmë këtë proces, të gjithë humbasim. Kjo është arsyeja pse po avokatojmë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ju  po bëni shumë për ti treguar BE se doni që të shihni hapa të mëtejshëm. Ju  jeni angazhuar në shtetin e së drejtës dhe Austria po mbështet 5 projekte në këtë drejtim.

Shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë vlerat e unionit tonë. Për aq kohë sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e BE ky projekt nuk është e plotë. Duhet të plotësojmë hendeqet. Ju jeni të rrethuar nga anëtarë të BE”, tha ministrja Edstadler.

Ndërsa Xhaçka vuri theksin te ndihma që Austria i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira. Ajo shtoi se duhet lehtësuar pengesat për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kërkoi që BE të vlerësojë arritjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

"Austria i ka dhënë asistencë Shqipërisë për të përballuar tërmetin dhe pandeminë Covid-19. Austria është e zëshme dhe ndërgjegjshme sesa të ndërvarur jemi nga kërcënimi dhe ndaj ndau doza ndaj Covid, nën emrin e BE-së. Të lehtësohen pengesat për rajonin tonë. Austria e kupton mirë sesa e rëndësishme është qasja strategjike e BE ndaj vendit tonë. BE të vlerësojë arritjet tona", tha Xhaçka.

Të fundit