Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në Facebook.
Në njoftim thuhet se ministrja Balluku rezultoi pozitive pas testimit për COVID 19 dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta.
Më tej thuhet se Balluku tashmë është vetizoluar sipas protokollit përkatës.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë