Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Ministrja finlandeze: Jam optimiste për integrimin e Shqipërisë në BE
Ministrja për Çështjet Evropiane dhe të Pronësisë në Finlandë, Tytti Tuppurainen zhvilloi sot në Tiranë një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës Thomas Byrne.
Ministrja finlandeze u shpreh optimiste për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa tha se ka shpresë për çeljen e negociatave. Ministrja i bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të ndihmojnë njëri-tjetrin në ecurinë e Reformës në Drejtësi.
“Jemi kënaqur me mirëpritjen tuaj. Finlanda është një nga mbështetësit për zgjerimin e BE-së. Kam bërë përpjekje për tu hapur negociatat për Shqipërinë. Jam shumë optimiste dhe ndoshta të gjithë mund të kemi shpresë që negociatat të hapen. Falënderoj për rolin që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara për sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës. Vendet e BP të ndihmojë njëri tjetrin në reformat në Drejtësi. Ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, tha Tytti Tuppurainen.