Flash News

E-TJERA

Ministrja Manastirliu tregon çfarë ndikoi në përkeqësimin e situatës: Jemi në një dinamikë të pandemisë

Ministrja Manastirliu tregon çfarë ndikoi në

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se përkeqësimi i situatës ka ardhur si pasojë e periudhës vjeshtë-dimër. Ajo tha për "Real Story" se temperatura dhe aktivitetet e shtuara në mjediset e mbyllura kanë sjell rritje të shifrave.

Gjithashtu shtoi se strategjia e Komitetit të Ekspertëve për "tamponet" ka qene e bazuar në direktivat e Organizatës Botërore të Shëndetit.

"Jemi në një dinamikë të pandemisë dhe një prej komponentëve janë rritja e rasteve ditore. Një nga arsyet pse jemi në këtë situatë është periudha vjeshtë-dimër, si nga moti dhe nga aktivitetet në mjedise të mbyllura. Ndaj Komiteti Teksnik ka vendosur masa me intesitet mesatar.

Nuk e përjetuam si Evropa dhe Rajoni valën e parë. Kemi rritur numrin e testimeve. Strategjia e Komitetit të Ekspertëve për "tamponet" ka qene e bazuar në direktivat e Organizatës Botërore të Shëndetit", tha Manastirliu.

Të fundit