Flash News

E-TJERA

Ministrja po fliste për çmimin e energjisë, ikin dritat në Kuvend. Balluku replika me Bushatin

Ministrja po fliste për çmimin e energjisë, ikin dritat në

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të shumta mes deputetëve.

Së fundmi, energjia elektrike ka shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Teksa ministrja Belinda Balluku ishte duke folur për krizën e energjisë elektrike dhe masat kompensuese të qeverisë, pati një shkëputje të energjisë në Kuvend.

Duket se edhe Kuvendi nuk i ka ‘shpëtuar’ dot krizës së energjisë elektrike. Teksa ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku po fliste për faturat e energjisë elektrike, në Kuvend është ndërprerë papritur energjia elektrike.

“Në një situatë emergjence si kjo me të cilën po përballemi na është dashur krijimi i bordit për të bërë transparencë. Përmes këtij akti normativ, krijimi i bordit të transparencës është kaq i rëndësishëm. Bordi mblidhet sa herë ka luhatje të karburanteve në bursë.

Qeveria shqiptare po kompenson çdo litër nafte të transportit publik që të mos rritet bileta. Qeveria ka indeksuar disa muaj më parë pensionet që ishin parashikuar të bëheshin pas 6-mujorshit të dytë. Nuk duhet harruar pasi dëgjojmë abuzime të vazhdueshme sa i përket energjisë elektrike. Energjia elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë… “, po thoshte ministrja, (ndërpritet energjia elektrike).

Në momentin e shkëputjes së energjisë, Balluku ka shkëmbyer disa replika me deputetin demokrat Helidon Bushati.

“E pe me çfarë shpejtësie u kthyen. Në rastin tuaj u deshën invertera. Duhet të kishe inverter të mbaje ndezur dritën e kuzhinës të mos tmerroheshin kalamajtë, por e ka harruar Helidoni” tha ministrja duke qeshur. Helidon pse nuk ishte dje te kjo tryeza energjetike? Unë nuk e prisja që ministri në hije i Energjetikës të mos ishte? Uauuu, pse nuk ishe te tryeza, pse i le vetëm me Zana Guxhollin?” Unë nuk e prisja dje që ministri Hije i energjetikës të mos ishte dje në tryezën për energjetikën”, mësohet t’i jetë drejtuar Balluku.

Pas rregullimit të problemit me energjinë, ministrja sqaroi se nuk ishte faji i OSHEE për shkëputjen e dritave. “U shkëputën dritat, por fatmirësisht jo nga OSHEE”, tha Balluku.

Të fundit