Flash News

E-TJERA

Miqësoret/ Gripi dhe Covid-i ndryshojnë listën e kombëtares, mungon Bajrami

Miqësoret/ Gripi dhe Covid-i ndryshojnë listën e kombëtares,

Lista e lojtarëve të thirrur në kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet miqësore të marsit me Spanjën dhe Gjeorgjinë, ka pësuar një ndryshim. Ndryshe nga çfarë trajneri Eduardo Reja deklaroi një ditë më parë, kombëtares në grumbullim do t’i mungojnë disa lojtarë.

Mbrojtësi Enea Mihaj dhe mesfushori Nedim Bajrami nuk do të jenë të gatshëm për këto dy sfida. Mihaj ka rezultuar pozitiv pas testit Covid-19 dhe është karantinuar, duke mos pasur mundësi të grumbullohet me përfaqësuesen kuqezi. Edhe Nedim Bajrami ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë pasditen e të dielës.

Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare mbrojtësin Herdi Prenga, i cili po bën paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Kisvárdas në Hungari dhe mesfushorin Endri Çekiçi.

Futbollisti do t’i bashkohet të hënën skuadrës në grumbullimin që do të nisë në Barcelonë. Ndërsa Çekiçi ka qenë rregullisht pjesë e Kombëtares në ndeshjet e fundit.

Të fundit