Flash News

E-TJERA

Miqësoret para Euro 2024/ Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Lihtenshtejn & Shqipëri- Azerbajxhan

Miqësoret para Euro 2024/ Dalin në shitje biletat për

Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor të kombëtares shqiptare ndaj Lihtenshtejnit më datën 3 dhe Azerbajxhanit 4 ditë më pas.

Të dyja takimet do të luhen në impiantin “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë.

Tifozët e interesuar mund të rezervojë një vend në stadium nëpërmjet faqes “jegymester.hu”, por si fillim ata duhet të regjistrohen në platformë.

Në momentin e blerjes së biletës do të kërkohen Emër/E-mail/Fjalëkalim të cilat duhet të jenë të sakta, ndersa pagesa bëhet online. Bileta është elektronike, por blerësi ka të drejtën që ta printojë.

Për të dyja sfidat, bileta më e lirë nis nga 10.6 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta në zonën VIP shkon në 120 euro.

 

Të fundit