Flash News

E-TJERA

Miqësorja me Ukrainën, Silvinjo: Nesër presim ndeshje të vështirë, por kemi lojtarë të mrekullueshëm

Miqësorja me Ukrainën, Silvinjo: Nesër presim ndeshje të

Trajneri Silvinjo ka folur një ditë para ndeshjes miqësore me Ukrainën në Spanjë.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, Silvinjo e përshkroi ndeshjen me Ukrainën të vështirë, por shtoi se kombëtarja shqiptare po ashtu ka edhe lojtarë të mrekullueshëm. 

"Ne presim një ndeshje të vështirë nesër, të fortë, Ukraina ka shumë lojtarë të mirë. Nuk e di çfarë formacioni do ketë Ukraina, nuk e di as për ne. Sot pas darkës do flasim me lojtarët dhe të kemi formacionin më të mirë në fushë. E trishtueshme për rezultatin e fundit, performancë e mrekullueshme ndërkohë.

Po rritemi si përfaqësuese. Kur luajmë me Ukrainën, shumë lojtarë të mirë, jeni mësuar të luani në Europian dhe Botëror, por keni eksperiencë të mrekullueshme dhe lojtarë të mrekullueshëm. Për ne e rëndësishme që të dalim dhe të luajmë 90 minuta.

Disa lojtarë që luajnë, duhet t’i tregojnë përfaqësueses dhe njerëzve gjithashtu që: ‘Jam gati të vesh fanellën dhe të luaj, dua të vi sërish’. Kemi shumë gjëra që luajmë nesër, motivimi është ky. Besojmë te lojtarët tonë, kemi të mrekullueshëm dhe teknikë. Nuk e di a do jetë ndeshje e hapur, por e mrekullueshme", tha Silvinjo. 

Të fundit