Flash News

E-TJERA

Miqësorja Shqipëri-Jordani, ky është formacioni zyrtar i Kombëtares Shqiptare

Miqësorja Shqipëri-Jordani, ky është formacioni zyrtar i

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë këtë mbrëmje në “Air Albania”, ku do të përballet me Jordaninë në një ndeshje miqësore.

Pas triumfit të rëndësishëm në Leskovc ndaj Serbisë, atmosfera në kampin kuqezi është pozitive, ndërsa trajneri Sylvinho ka vendosur të eksperimentojë me disa ndryshime në formacion.

Në portë do të startojë Mario Dajsinani, ndërsa linja e mbrojtjes përbëhet nga Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha ruan boshtin me Asllanin dhe Shehun, ndërsa Bajrami rikthehet si titullar në këtë sfidë.

Në repartin ofensiv, Sylvinho ka zgjedhur të freskojë tërësisht sulmin: Asani dhe Hoxha do të veprojnë në krahë, ndërsa në qendër do të pozicionohet Mirlind Daku.

 

 

Të fundit