Flash News

E-TJERA

Miqësorja Shqipëri-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Miqësorja Shqipëri-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Mesditën e sotme do të luhet miqësorja Shqipëri-Kosovë ku të dy skuadrat janë gati të përballen njera-tjetrën.

Ndeshja do të luhet në orën 16:00 në fushën e “Elbasan Arena”. Trajnerët kanë bërë dhe zgjedhjet e tyre, me Rejën që ka bërë shumë ndryshime në formacion, duke u besuar të rinjve si Doka, Çepele e Selahi, si dhe duke e aktivizuar nga fillimi Hoxhallarin.

Për sa i përket “Dardanëve”, ata do të drejtohen nga zv.trajneri Muharrem Saiti, për shkak se Bernard Shaland rezultoi ditën e sotme pozitiv me koronavirus.

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selahi, Ramadani, Seferi, Uzuni, Balaj

KOSOVA: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.

Të fundit