Flash News

E-TJERA

Miqësorja Suedi-Shqipëri, ja kur dalin në shitje biletat

Miqësorja Suedi-Shqipëri, ja kur dalin në shitje biletat

Shqipëria do të luajë më 25 mars ndaj Suedisë në “Friends Arena” të Stokholmit. Sfida do të luhet në orën 19:00.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se shitja e biletave për sfidën do të nisë më 27 shkurt në faqen fshf.org.

Miqësoren e parë të muajit mars Shqipëria do ta luajë ndaj Kilit, në stadiumin “Enio Tardini”, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

Për më shumë informacion rreth këtyre ndeshjeve dhe biletave, FSHF ju fton të na ndiqni në ditët në vazhdim në kanalet e komunikimit në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare në internet.

Të fundit