Flash News

E-TJERA

Miqësorja vëllazërore ndaj Kosovës, Shqipëria fiton në "Elbasan Arena"

Miqësorja vëllazërore ndaj Kosovës, Shqipëria fiton
Shqipëri vs Kosovë

Shqipëria dhe Kosova luajtën ndeshjen miqësore në stadiumin pa tifozë për shkak të COVID-19, por të bashkuar në një himn.

Edi Reja e shfrytëzoi këtë sfidë për të parë në aksion disa lojtarë të rinjtë të vendosur në një skemë ndryshe, 4-3-3.

Tekniku i rezervoi një fanellë kuqezi për herë të parë tre lojtarëve Hoxhallari, Albi Doka dhe Çepele, ndërsa në formacion kishte disa rikthime si Ismajli, Ramadani, Uzuni dhe Bekim Balaj.

Ndeshja nisi me një ritëm të ulët me shumë pak raste për shënim për të dy ekipet, teksa Uzuni u bë protagonisti kryesor në minutën e 31-të, ku solli dhe golin e avantazhit.

Beratasi shërbeu pastër në zonë Bekim Balaj i cili nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh.

Ndërkoë, në pjesën e dytë po me një kundërsulm Uzuni u gjet para portierit të Kosovës duke e mposhtur lehtësisht.

Për Kosovën ngushtoi diferencat Vedat Muriqi me penallti teksa tashmë dy kombëtaret do të luajnë ndeshjet e fundit në grupet e Ligës së Kombeve ku do të tentojnë kualifikimin.

Të fundit