Flash News

E-TJERA

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”, Meta falënderon ndërkombëtarët për këshillat: Shpresoj që të dëgjohen me mençuri deri të enjten

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”,
Presidenti Meta

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”, kështu i ka cilësuar Presidenti Meta disa nga ndërkombëtarët të cilët kanë reaguar përsa iu përket ndryshimeve kushtetuese.

Teksa i falenderon për këshillat e tyre, Meta i ka siguruar ata se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi në 25 prill 2021.

Reagimi i Presidentit vjen pak pas apelit të dytë nga komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, ndaj mazhorancës për të pritur opinionin e Venecias para se të votojë ndryshimet në Kod.

“Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten”, shkruan në reagimin e tij Prtesidenti.

“Falënderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.
Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.
Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.
Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe së bashku!
Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri. ????????????????”, deklaron Meta.

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”,

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”,

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”,

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”,

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”,

“Miq të vërtetë të Shqipërisë”,

Të fundit