Flash News

E-TJERA

Mira Murati largohet nga CEO i OpenAI!

Mira Murati largohet nga CEO i OpenAI!

Kompania OpenAI ka emëruar ish-shefin e Twitch, Emmett Shear si drejtor të përkohshëm, ndërkaq ish-shefi i kësaj kompanie, Sam Altman, i është bashkuar Microsoft-it në një varg episodesh befasuese në industrinë e inteligjencës artificiale.

Emmett Shear do të zëvendësojë Mira Muratin, e cila u bë CEO e përkohshme të premten pas rrëzimit të Altman. Largimi i Muratit nga posti vjen disa orë pasi ajo ftoi Altman të takonte drejtuesit e OpenAI në selinë qendrore të kompanisë në San Francisko të dielën.

Këto emërime, që ndodhën të dielën mbrëma, vijnë pas largimit të Altman disa ditë më parë nga posti i drejtorit të krijuesit të ChatGPT, duke u dhënë fund spekulimeve se ai mund të kthehej në OpenAI.

Në një deklaratë të publikuar në X – që më herët njihej si Twitter – Shear hodhi poshtë spekulimet se bordi i OpenAI ka shkarkuar Altmanin për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me sigurinë e modeleve të fuqishme të inteligjencës artificiale. Ai u zotua se do të nisë një hetim lidhur me këtë shkarkim, do të shqyrtojë një menaxhim të ri për OpenAI dhe të vazhdojë rrugën që kjo teknologji të jetë e qasshme, sikurse chatbot-in e tij viral.

“Nuk jam aq i çmendur sa të pranoj këtë vend pune pa pasur mbështetjen e bordit për komercializimin e modeleve tona të mrekullueshme”, tha Shear, duke shtuar se “stabiliteti i OpenAI dhe suksesi jonë është shumë i rëndësishëm sa të lëmë që kjo mosmarrëveshje të na dëmtojë”.

Shear ka bashkëthemeluar Twitch dhe më herët gjatë këtij viti kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e një platforme të ngjashme të transmetimit të drejtpërdrejtë të videove në Amazon.com.

OpenAI shkarkoi Altmanin të premten për të ”mungesës së komunikimit” sipas një memoje të brendshme, që e ka parë Reuters.

 

 

Të fundit