Flash News

E-TJERA

Mirakaj: U propozova në Autoritetin e Dosjeve nga shoqata e ish-të përndjekurve

Mirakaj: U propozova në Autoritetin e Dosjeve nga shoqata e ish-të

Simon Mirakaj, një prej ish-të përndjekurve të komunizmit, u kthye në qendër të debateve për shkak se dy deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Dhuarat Çupi, kërkuan tërheqjen e tij si anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, për shkak se ishte firmosur nga Sali Berisha.

I ftuar në studion e Report Tv, Mirakaj tha se propozimi i tij nuk ka ardhur nga partitë politike por nga shoqatat e të përndjekurve politikë. Ndër të tjera, Mirakaj shtoi se Enkelejd Alibeaj kishte urdhëruar deputetët demokratë të mos e firmosnin propozimin e Mirakajt.

“Ligji i dosjeve i vitit 2015 I jep mundësinë anëtarëve të Autoritetit të rikandojnë për një mandate të dytë. Për mandatin e dytë timin pata mbështetjen e shoqatave të përndjekurve politikë, si propozim i tyre. Edhe propozimet e shoqërisë civile duhet të kenë mbështetjen e 28 deputetëve. Unë mora kontakt fillimisht më kryetarin e PD, z. Basha. Më thotë se kam lënë Alibeajn. Plotësova dosjen dhe prita disa muaj. Pas pritjes marr kontakt vetë me disa deputetë. Pasi ata filluan të mblidhnin firmat, më thanë se i kishte ndaluar Alibeaj. Një pjesë nuk iu bindnin urdhrit të Alibeajt dhe e firmosën, ndër ta ishte edhe firma e z. Berisha. Emri im ndër të tjerë u miratua nga Komisioni i Ligjeve. Çupi dhe Gazment Bardhi, dy deputetë të PD, kontestuan emrin tim duke qenë se unë isha firmosur nga z. Berisha. Mua më shqetësoi mënyra se si Alibeaj e bërë në prapaskenë këtë. Bardhi e tundte fletën me firmat dhe me një fjalor të rëndë që më shqetësoi më tepër.  Unë nga Partia Socialiste e mora aprovimin. Unë i shoh si kundërshtar politik, jo armiq. Gjithsekush ka të drejtën të shkojë atje ku e gjen veten”, tha Mirakaj.

Të fundit