Flash News

E-TJERA

Miratohen zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit mjekësor

Miratohen zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit

Miratoi vendimi për zhvillimin e industrisë së kanabisit në Shqipëri.

Me vendim të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore.

V E N D I M PËR MIRATIMIN E ZONAVE KADASTRALE NË TË CILAT LEJOHET KULTIVIMI I BIMËS SË CANNABIS-IT PËR QËLLIME INDUSTRIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

Miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime industriale, sipas shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Ushtrimin e aktivitetit të kultivimit të bimës së cannabis-it për qëllime industriale, në përputhje me kufizimet e përcaktuara në vendimin nr.50, datë 22.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e lejuara për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Të fundit