Flash News

E-TJERA

Miratohet marrëveshja për vaksinën anti-Covid: Prioritet bluzat e bardha dhe të moshuarit

 Miratohet marrëveshja për vaksinën anti-Covid: Prioritet bluzat e

Komisionet parlamentare kanë miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe grupit COVAX për të siguruar vaksinën kundër Covid-19, ndonëse një e tillë ende nuk është gjetur.

Shteti shqiptar do të paguajë paraprakisht një shumë prej 4 milionë dollarësh, nga ku vaksinat  e siguruara do të përdoren fillimisht nga personat me të riskuar, si bluzat e bardha apo të moshuarit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico dhe shefja e hetimit Epidemiologjik në QSUT Silva Bino, deklaruan se vaksinimi  do të realizohet edhe për ata persona që e kanë kaluar Covid -19 dukeqenëse sudimet kanë treguar që imuniteti mund të vetëm 5 muaj e jo më tej.

Bino theksoi se fakti që e ke kaluar Covid-19 nuk përdoret si evidencë nëse duhet vaksinohesh apo jo pasi nga studimet ka rezultuar se imuniteti zgjat vetëm 5 muaj.

“Teorikisht nëse e ke kaluar Covid-in mund të japësh një përgjigje për ata që e kanë kaluar Covidin dhe nuk kanë anti-trupa. Shumica e njerëzve, ne duke qenë se ky është një detaj që nuk e kemi në evidencë, kanë një imunitet që në studimet e fundit shkon deri në 5 muaj. Nuk ka lidhje nëse ke kaluar Covid-in, duhet të vaksinohesh apo jo. Kjo nuk përdoret si evidencë”, u shprehën Bino dhe Fiço.

 Deri më tani marrëveshja me COVAX  për sigurimin e vaksinës anti-Covid është nënshkruar nga 90 vende kryesisht vende anëtare të BE-së.

 

 

 

 

 

Të fundit