Flash News

E-TJERA

Miratohet me 106 vota projektligji për Kodin Zgjedhor, deputetët që dolën kundër

Miratohet me 106 vota projektligji për Kodin Zgjedhor, deputetët

Miratohen në parim me 106 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. 

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat me konsensus në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Me 106 vota pro dhe 7 kundër, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së shprehur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën, megjithatë reforma u kontestua nga një pjesë e deputetëve të opozitës.

Kundër votuan Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Dashnor Sula, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Palët ranë dakord që “një e treta” e listave të kandidatëve të jetë “e fiksuar” pra e mbyllur ndërsa për dy të tretat e listës votuesve të secilës palë do t’i jepet e drejta të japë një votë pëlqyese.

Formula thotë se në një zonë zgjedhore, psh në Kukës, ku dalin tre mandate deputetësh, secila parti do të përcaktojë një të tretën, pra 1 mandat, si vullnet i partisë ndërsa mandati i dytë mundet t’i takojë zgjedhësve për ta pëcaktuar. Në zgjedhjet e vitit 2021, në Kukës Partia Demokratike fitoi 2 mandate ndërsa Partia Socialiste fitoi 1 mandat.

Nëse ky rezultat do të jetë në vitin 2025, apo nëse, fjala vjen, PS merr 2 mandate dhe PD, 1, atëhere dy deputetë të zgjedhur do të jenë caktuar nga partia ndërsa 1, nga zgjedhësit. Situata ndryshon në rast se në një qark si Kukësi, një forcë e tretë politike fiton një mandat. Në këtë rast, të tre kandidatët e zgjedhur do të jenë caktuar nga partia përkatëse ndërsa zgjedhësit me votën e tyre preferenciale do të dërgojnë në parlament zero kandidatë fitues.

Voton diaspora

Sa i përket votës së emigrantëve, KQZ drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e zgjedhjeve gjithashtu organizon votimin. Çdo ent tjetër shtetëror ose privat që përfshihet në këtë proces janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuara në këtë Kod dhe në aktet nënligjore që miraton KQZ-ja në zbatim të tij.

Të fundit