Flash News

E-TJERA

Miratohet zgjatja e afateve për organet e vetting-ut, mungon vota e opozitës

Miratohet zgjatja e afateve për organet e vetting-ut, mungon vota e

Këshilli i Legjislacionit ka miratuar në parim zgjatja e afateve për organet e vetting-ut, KPA dhe KPK, deri në 21 dhjetor të vitit 2024.

Projektligji me ndryshimet e propozuara nga maxhoranca është miratuar me shumicë votash.

"Nisma miratohet. Neni 179 fraksion B pika 8, fjalia e parë togfjalëshi 'është 5 vite nga data e fillimit të funksionimit të tyre' zëvendësohet me togfjalëshin 'përfundon në datën 31.12.2024", tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Deputetët miratuan në këshill hyrjen në fuqi të ligjit, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Tani fjala e fundit i takon Kuvendit, ku do të duhen 84 vota për të miratuar ndryshimet.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë munguar në seancën e sotme për të votuar dhe diskutuar për projektligjin.

 

Të fundit