All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Miratohet projektligji për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania dhe Irlanda e Veriut

All - Paragraf - 1

Miratohet projektligji për transferimin e të burgosurve shqiptarë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut. Transferimi do të bëhet me pëlqimin e të burgosurve ose kur ka vendim dëbimi apo i kanë mbetur më pak se 6 muaj dënim.

All - Paragraf - 3

E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, zv.ministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni, sqaroi më tej se di do të bëhet procedura e transferimit.  Ajo theksoi se para se të bëhet transferimi fillimisht do të shikohet edhe kapaciteti akomodues në burgje, duke përjashtuar mundësinë e kufizimeve për llojin e veprës penale.

Zv.ministrja deklaroi se aktualisht në burgje janë 105 vende të lira. Në bazë të marrëveshjes, shteti palë vendos nëse dëshiron ta vijojë procesin apo jo.

"Vuajnë dënimin 1500 shtetas shqiptarë. Transferimi bëhet vetëm me vendim të formës së prerë. Pas vendimit të depërtimit mund të transferohet në Shqipëri, nëse autoritetet shqiptare bien dakord. Transferimi është një proces që kërkon vullnetin e të dy shteteve. Sipas marrëveshjes, shteti palë mund të vendosë të vazhdojë apo jo procesin. Kapacitet tona në burgje, aktualisht kemi një kapacitet akomodues kemi 385 vende të lira, por rezulton se një pjesë e këtyre posteve janë të reduktuara dhe në vlerësimin e fundit kemi 105 vende të lira në burgje. Kjo nuk do të thotë që këto vende janë për personat që po transferohen, por duhen marrë në konsideratë një shumësi faktorësh. Në Shqipëri ka një tren në rritje të personave që vuajnë dënimin. Do të merren parasysh një sërë faktorësh për të vendosur nëse sistemi i burgjeve është gati për të përballuar transferimin. 270 mijë lekë është kostoja e transferimit të personit të dënuar dhe 108 e punonjësit të policisë që do jetë shoqërues", tha zv.ministrja.

Të fundit