Flash News

E-TJERA

Miratohet Statuti i ri i FSHF, Duka kritikon ashpër qeverinë: Mënyra e drejtimit, më e turpshmja e 30 viteve të fundit

Miratohet Statuti i ri i FSHF, Duka kritikon ashpër qeverinë:

Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar ndryshimet në Statut me 56 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim. Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme Statutore e FSHF-së u mblodh sot përmes video-konferencës, ku morën pjesë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, përfaqësues të FIFA-s, UEFA-s, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, etj.

Presidenti Armando Duka tha se futbolli kontribuon me rreth 45 milion euro në ekonomi, ndërsa shtoi se po punohet për implementimin e projektit për 100 fushat.

Lidhur me këtë Duka kritikoi ashpër qeverinë, pasi sipas tij nuk ka dhënë asnjë mbështetje, duke e cilësuar si drejtimin më të turpshëm të 30 vieteve të fundit sa i përket futbollot.

"Jemi të vetëdijshëm se duhet shumë inpenjim. Qeveria nuk ka dënjuar as ta lexojë projektin tonë, por Ministria jonë e famshme e Arsimit është nxituar të na kthejë përgjigje negative.

Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i Qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS të asaj paraardhëse, me dy gërma më pak e shumë kilometra diferentizëm më shumë”, u shpreh Duka ndër të tjera.

Risitë që parashikon Statuti i ri janë:
– Përfaqësim më i mirë

– Dhënien e më shumë kompetencave vendimmarrëse asamblesë
– Përmirësimin e pavarësisë organizative të FSHF, dhe shkëput akoma më shumë atë dhe anëtarët e saj nga ndikimet e drejtpërdrejta politike

 

Të fundit