Flash News

E-TJERA

Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023, Kushi: 9-vjeçarja një javë pushime në prill

Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023, Kushi: 9-vjeçarja

Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023 për nxënësit dhe gjimnazet.

Ministrja e Arsimit në një postim në Facebook, shkruan se shkolla nis në 12 shtator dhe mbaron në 14 qershor 2023.

Po ashtu, shkollave 9-vjeçare do t’ju shtohet një javë pushim në muajin prill.  

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”, shkruan ministrja Kushi.

 

Të fundit