Flash News

E-TJERA

Miratohet vendimi: Nga 1 korriku rikthehen abonetë e përgjithshme në Tiranë

Miratohet vendimi: Nga 1 korriku rikthehen abonetë e përgjithshme

Bashkia e Tiranës ka miratuar ditën e sotme vendimin për të rikthyer në treg abonetë e përgjithshme për qytetarët që përdorin transportin publik.

Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, ndryshe nga çfarë ishte lajmëruar se ato do riktheheshin në treg në shtator. Sipas Bashkisë së Tiranës, pezulllimi i aboneve të përgjithshme rreth një muaj më parë ishte bërë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës thotë se gjatë muajit qershor,  “Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët”.

Ndërkohë, pak ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës u dorëzua një peticion me organizatorë Organizatën Politike ku pretendonin se ai peticion ishte firmosur nga 11 mijë qytetarë të Tiranës për të rikthyer abonetë e përgjithshme.

Të fundit