Flash News

E-TJERA

Miratohet vendimi, Shqipëria jep 1 milionë euro për Ukrainën

Miratohet vendimi, Shqipëria jep 1 milionë euro për Ukrainën

Shqipëria ka akorduar një fond prej 1 milionë euro në ndihmë të Ukrainës. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të Shtetit. Ndihma ishte njoftuar më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se edhe Shqipëria do të japë kontributin e saj modest, edhe pse nevojat e Ukrainës janë të mëdha.

Kjo e fundit po përballet prej 24 shkurtit me agresionin rus. Situata është shumë e vështirë, pasi betejat janë ashpërsuar. Autoritetet atje thonë se Rusia po përdor çdo armë, përveç atyre bërthamore, kundër Ukrainës.

Kjo e fundit vijon thirrjet për ndihmë dhe armatime të rënda.

Vendimi i qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.

Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Të fundit