Flash News

E-TJERA

Mirditë/ Gjendet i pajetë në banesë vëllai i ish-komandantit të Gardës se Republikës

Mirditë/ Gjendet i pajetë në banesë vëllai i
Ndrea Prendit

Vëllai i ish-komandantit të Përgjithshëm të Gardës se Republikës Ndrea Prendit është gjetur i pajetë në banesë.

Viktima është Nikoll Prendi dhe jtonte në Reps të Mirditës. Shtëpia ku banonte ishtë përfshirë nga flakët dhe dyshohet se zjarrin ia ka vendosur vetë Prendi.

Ende nuk është bërë zyrtare, por dyshohet se zjarri nuk ka qenë aksidental, vëllai i ish-komandantit të Gardës është vetëflijuar.

Sipas informacioneve paraprake që qarkullojnë në media, komshinjtë janë munduar të hapin dyert dhe ta shpëtojnë, por ai nuk ka pranuar.

Derisa kanë mbërritur shërbimet e posaçme, ai kishte humbur jetën. Më herët Nikollë Prendi është proceduar për shkatërrimin e ish-burgut të Spaçit, pasi kishte vjedhur materiale të ndryshme për skrap.

Të fundit