E-TJERA

Mirela Kumbaro humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Të rëndë ma ke lënë barrën e modelit, s’di a do ta arrij dot

Mirela Kumbaro humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Të

Deputetja e PS, Mirela Kumbaro ka humbur njeriun më të shtrenjtë, nënën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, përmes një statusi në rrjetet sociale, ndërsa shkruan me fjalë prekëse se “Të rëndë ma ke lënë barrën e modelit që s’di a do ta arrij dot, e që më jep ndjesinë e fundit të detit...”.

Postimi i plotë:

U ngjit në qiell një Zonjë, një mësuese pasionante që jetën ia kushtoi arsimit, që për gati 4 dekada formoi breza profesionistësh dhe artistë duke u mësuar atyre matematikën të cilën ua bëri po aq të dashur sa muzikën, pikturën apo baletin në Liceun Artistik.

Një bijë që me shumë dinjitet e përulësi nderoi emrin e familjes e cila la gurë të rëndë në themelet e patriotizmit e të kulturës gjirokastrite të kombit.

Një grua që dashuroi fort një libohovit dhe të dy bashkë ndërtuan familjen më të bukur në botë, me besimin te fëmijët dhe me bindjen te parimet e jetës.

Një gjyshe që nipërit e mbesa e kishin shoqe të ngushtë dhe dashuri të pazëvendësueshme.

Ajo është nëna ime!

Të cilën e njoha kështu si në këtë foto kur erdha në jetë.

Dhe kështu e përcolla sot drejt parajsës se vetëm atë meriton zysh Azbija, mama jonë, e bukura dhe e mençura jonë, e kthjellët si hëna e plotë, e thellë si toka e pjekur, e qetë si deti pas furtunës, elegante si mendimi për Jetën që e respektoi deri në çastin e fundit kur iku në paqe dhe krenare nga kjo botë për t'u bashkuar përgjithmonë me dashurinë e jetës së saj, tim atë.

Të rëndë ma ke lënë barrën e modelit që s’di a do ta arrij dot, e që më jep ndjesinë e fundit të detit...

Lamtumirë Ma!

Mirela Kumbaro humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Të
Nena e Mirela Kumbaros, postuar krahas reagimit ne Facebook

 

Ditari politik

Të fundit