Flash News

E-TJERA

Mirëmbajtja e rrugëve, ARRSH shpall fituesit për tre lote të tjera, 5.6 mln euro

Mirëmbajtja e rrugëve, ARRSH shpall fituesit për tre lote të

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar fituesit paraprakë të tre kontratave të tjera lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve me një vlerë prej 5.6 milionë eurosh pa TVSH. Në sistemin e prokurimeve tashmë janë dhënë emrat e kompanive përkatëse dhe ofertat e tyre fituese për tre lote të ndryshme. Kështu së pari është loti 13 Mirëmbajtje me performancë rruga “Fierzë – B.Curri (Varrezat e Dëshmorëve), B.Curri – Cërrnicë, D/Sopot – Kam, Dushaj – Sheshi i trageteve – Lekbibaj” (gjatësia totale 59.8 km). Pjesë e kontratës së përgjithshme të Rajonit Verior, ky lot është fituar nga Operatori Ekonomik “GECI” SHPK me një vlerë prej 2.37 milionë euro.

Në dokumentet e procedurës thuhet se gjendja e akseve rrugore “Fierzë-B.Curri (Varrezat e Dëshmoreve), B.Curri – Cërrnicë, D/Sopot-Kam, Dushaj – Sheshi i trageteve – Lekbibaj” është mesatare në përgjithësi me disa problematika që vijnë edhe si pasojë degradimit të disa elementeve rrugorë që favorizohen nga relievi i vështirë malor dhe nga kushtet ekstreme atmosferike.

Një tjetër fitues ëhstë shpallur në lotin 14 të kontratës që lidhet me akset në rajonin Verior. Bëhet fjalë për rrugët “Peshkopi (K/Rr.Tomin) – D/Kuben – Vasije, U. Cerenecit Sebisht (Borovë)” (gjatësia totale 57.3 km). Operatorët fitues janë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” SHPK & “ALKO-IMPEX General Construcion” SHPK me një ofertë 1.57 mln euro.

Loti i tretë me një fitues është ai 15 dhe që lidhet me kontratën rruga “Ura e Matit Kthesa e Lapidarit – Rrëshen, K/Rrugën Kombëtare – Ulëz, Qafë Bualli – Krastë” (gjatësia totale 48.8 km), me një ofertë nga operatori “UDHA” SHPK prej 1.65 mln euro. Kontratat janë pjesë e procedurës së përgjithshme të rajonit Verior që ka një fond total limit prej 2.9 miliardë lekë apo rreth 29 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratave, pra koha që kompanitë do të mirëmbajnë akset në fjalë është 448 muaj./ Monitor

Të fundit