Flash News

E-TJERA

Mirlind Daku reagon pas hetimit nga UEFA: Ndjesë nëse kam fyer dikë, ishte afekti i lojës

Mirlind Daku reagon pas hetimit nga UEFA: Ndjesë nëse kam fyer

Futbollisti i kombëtares Mirlind Daku ka reaguar pasi UEFA nisi dy hetime ndaj tij dhe Shqipërisë, për sjellje të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri.

Daku, në përfundim të ndeshjes, u shfaq me një megafon teksa drejtonte thirrje ofenduese ndaj shtetit maqedonas.

Në një InstaStory, Daku ka kërkuar ndjesë duke thënë se gjithçka ka ndodhur për shkak të euforisë pas fundit të ndeshjes.

“Përshëndetje të gjithëve

Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.

Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.

Me respekt,

Mirlind Daku”, thuhet në postimin e Dakut.

Mirlind Daku reagon pas hetimit nga UEFA: Ndjesë nëse kam fyer

UEFA konfirmoi se ka emëruar një Inspektor të Etikës dhe Disiplinës për të shqyrtuar 'sjelljen e supozuar të papërshtatshme' të Dakut pas ndeshjes në Hamburg.

Një hetim i veçantë është nisur për 'sjellje të mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga mbështetësit' gjatë përplasjes së Grupit B.

Federata Serbe e Futbollit kishte kërcënuar se do të largohej nga turneu të enjten nëse nuk merrej masa nga UEFA, pasi të dy grupet e tifozëve mund të dëgjoheshin duke bërtitur "Vritni serbët" brenda stadiumit gjatë ndeshjes.

 

Të fundit