Flash News

E-TJERA

Mishi i pulës me salmonelë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Mishi i pulës me salmonelë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për mishin e pulës me salmonelë që u konstatua në disa biznese.

Hetimet po kryhen për dy vepra penale atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Hetuesit janë duke verifikuar mbi procedurën që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga momenti i hyrjes së mishit në vendin tonë dhe daljen e përgjigjes së analizave.

Mishi i importuar nga Brazili rezultoi i infektuar me salmonelë. Një pjesë që ishte hedhur në treg për shitje nuk u tërhoq nga AKU.

Të fundit