Flash News

E-TJERA

“Mishi mirë?”, Safet Gjici flet për memen e famshme: Unë i shtova xhiron kasapit

“Mishi mirë?”, Safet Gjici flet për memen e famshme:

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici shpesh herë ‘frymëzon’ memet me daljet e tij në publik. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Radar” në ABC, përballë Jonida Shehut, ndër të tjera i është përgjigjur edhe batutave të bujshme gjatë muajve të fundit, të cilat janë kthyer në meme në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës, Gjici u pyet për batutën e famshme gjatë nja takimi me një kasap, ku këshilloi qytetarët që të mos hanin shumë mish se i bënte dëm për shëndetin.

“Mishi, mirë mishi? Megjithëse, nuk duhet konsumuar shumë se bën dëm për shëndetin“, u shpreh asokohe Gjici.

Kaq u desh që ai të kthehej meme në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë, Gjici u shpreh se biznesit në fjalë i ishte shtuar xhiroja pas takimit me të.

“Ajo ishte një batutë. Nuk besoj se ajo që u tha ndikon tek ulja e xhiros së biznesit. Madje atij i është shtuar xhiroja pas takimit me mua”, tha Gjici. 

Të fundit