Flash News

E-TJERA

"Misioni im", Flutura Açka: I gjithi është shkruar nga e njëjta dorë, nga Basha dhe s'ka asnjë tjetër

"Misioni im", Flutura Açka: I gjithi është shkruar

Shkrimtarja dhe njëkohësisht kandidatja e PD-së në Elbasan, Flutura Açka ka folur sërish lidhur me akuzat se ka qenë ajo autorja e librit të kryedemokratit, Lulzim Basha, "Misioni im", i cili ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg. 

Açka hedh poshtë akuzat dhe shprehet e bindur se i gjithë libri është shkruar nga Basha, ndërsa shton se ajo ka qenë vetëm në rolin e botuese.

“Unë kam qenë në rolin e botuese, mund të kem thënë ndonjë gjë të vogël, ndonjë fjalë, por vetëm kaq. Po ta shikosh si libër, se u përfol edhe në disa gazeta. Disa kolegë pa emër, që mirë është të dalin me emër që thonë jo e ka shkruar Flutura, jo e ka shkruar ky. Ata që e kanë thënë këtë i bie që nuk kanë lexuar asgjë nga Flutura. Po ta lexosh librin do e kuptosh që ka një lidhje dhe është i shkruar nga e njëjta dorë, është Lul Basha, nuk ka asnjë tjetër” - është shprehur Flutura Açka në "Abc".

Më tej, Açka thotë se me Bashën ka jetuar në të njëjtin qytet në Holandë, por nuk kanë pasur njohje.

“Ne jetonin në të njëjtin qytet, e kisha dëgjuar emrin e tij, por nuk është se ishim takuar” shprehet kandidatja demokrate.

Ndër të tjera, ajo tregon se në një kapitull të librit shpjegohet se Basha është një vazhdim i Sali Berishës dhe nuk e cënon për ta zëvendësuar.

“Ka një kapitull, madje e shpjegon edhe me detaje dhe thotë që ai është një vazhdim i Sali Berishës. Berisha është padyshim lideri historik i Partisë Demokratike dhe nuk cënon fare që ta zëvendoj se nuk i bën hije. Ky është një profil tjetër, Berisha është një profil tjetër” tha Açka.

Të fundit