Flash News

E-TJERA

Mister fati i 37-vjeçares në Fier, familjarët: Kemi frikë mos e vrasin

Mister fati i 37-vjeçares në Fier, familjarët: Kemi frikë

Selime Hasa, nga fshati Peshtan- Bregas në Fier, është denoncuar e zhdukur prej katër ditësh, dhe ende nuk dihet asnjë mbi fatin e saj.

Prej mëngjesit të së shtunës ajo është larguar e vetme nga banesa e saj, dhe nuk është kthyer më.

Prindërit e 37-vjeçares, Shefqet e Dallendyshe Hasa, në një dalje për mediat tregojnë se e reja vuante nga probleme te shendetit mendor por kishte kohë që kishte ndërprerë mjekimin.

Ata pohojnë të dëshpëruar se kjo është hera e dytë që vajza largohej nga banesa, teksa kanë bërë apel për ndihmë.

 “Më ka humbur vajza. Ditën e shtunë. Nuk ka as të dhëna, se ca veshi. Vajza është 37-vjeç. Këtë radhë është larguar, e ka marrë dikush e ka nxjerr. E kam me kartelë. Nuk i pi. Bëmë denoncim. Kam frikë mos e merr tjetri e vret. Nuk di, ikën kot.Nuk ka bukë fare”– kanë thënë prindërit.

Të fundit