Flash News

E-TJERA

Misteri i arratisjes së Habilajt, mediat italiane: Nuk mbante byzylyk elektronik

Misteri i arratisjes së Habilajt, mediat italiane: Nuk mbante byzylyk

Mediat italiane i kanë dhënë ‘jehonë’ arratisjes së Moisi Habilajt, të dënuarit me 15 vite e 5 muaj burg për trafik në lëndëve narkotike nga Gjykata e Catanias që ‘u zhduk’ para disa ditësh.

Moisi Habilaj e kishte telefonin të fikur që të shtunën, kohë kur ai po qëndronte në një apartament të vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Catania, zonë që për të gjithë Italinë është njohur si territori referues i shefit të Cosa Nostra, Ciccio La Rocca.

43-vjeçari i ishte nënshtruar regjimit të arrestit në shtëpi, pa byzylyk elektronik. Ndërkohë, Policia italiane nuk ka dhënë ende një informacion zyrtar mbi arratisjen e tij, dhe përse ai qëndronte në shtëpi pa këtë element sigurie.

Avokatët mbrojtës të Habilaj përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstradimi në Shqipëri, vend në të cilin ai është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit italian.

Lajmi për arratisjen e Habilajt u bë publik nga autoritetet italiane, të cilat e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi pak kohë më parë, përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. 

Të fundit