Flash News

E-TJERA

Misteri i zhdukjes së Vis Martinajt, krerët e policisë takim ‘të fshehtë’ me zyrtarët e SPAK

Misteri i zhdukjes së Vis Martinajt, krerët e policisë takim

Kërkimet për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj vijojnë ende. Nga 11 gushti kur familja e deklaroi të zhdukur, nuk ka asnjë gjurmë nga Vis Martinaj.

Krerët e Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë zhvilluar sot një takim ‘sekret’ bashkë me zyrtarët e SPAK, pikërisht lidhur me rastin e zhdukjes së Martinajt. Deri tani asnjë nuk ka dhënë detaje se çfarë kanë diskutuar zyrtarët në takim.

Ky veprim vjen pas ‘ultimatumit’ të kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimi të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. AI kërkoi nga kreu i Policisë së Shtetit të zbardhë dosjen e Martinajt dhe të marrë fund dilema.

"Ervis Martinaj është vrarë apo jo? Drejtori i policisë së shteti që merr sot detyrën si një ndër oficeret më jetëgjate, duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund. Nëse i kërkuari është vrarë ti thuhet publikut nëse jo të gjendet të kapet ti dorëzohet Policisë”, tha Rama.

Të fundit