Flash News

E-TJERA

Misteri për vrasjen e 39-vjeçarit në Itali, dyshohet se u fut në kurth për një takim sek*ual

Misteri për vrasjen e 39-vjeçarit në Itali, dyshohet se u fut

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedjas, në Itali. Ai u gjet i vdekur me pantallona të ulura në pyll dhe fillimisht u raportua si grabitje, më vonë si një krim pasioni, ndërkohë ditën e sotme një tjetër pistë është parashtruar nga hetuesit.

Këta të fundit kanë ngritur dyshime se Dedja të jetë futur në kurth për një takim seksual që më vonë do rezultonte fatal për të.  Ai ka vepruar si një karrem pas takimit intim, ndërsa vrasësi ishte fshehur në një shkurre gati për të goditur.

Sipas hetuesve, 39- vjeçari duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”, pasi edhe gruaja dyshoi për diçka dhe kohë më parë i kishte angazhuar një hetues privat.

Ndërsa autoritetet kanë shqyrtuar bisedat, rrjetet sociale dhe tabulatet telefonike të kopshtarit shqiptar. Gjithashtu kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuentonte për të kuptuar se kush duhet ta takonte atë pasdite dhe të konfirmojnë për “jetën e dyfishtë” të viktimës.

Në vendngjarje, ka mbërritur edhe RIS për të analizuar vendin e krimit dhe makinën e viktimës. Specialistët e Departamentit të Hetimeve Shkencore nisën një analizë të plotë të vendit ku u vra brutalisht Dedja, më 20 janar 2024.  Zona ku u gjet Mercedesi B-Class i Dedjes ishte nën kontroll dhe pak më larg kufoma e 39-vjeçari shqiptar, viktimë e rreth 20 plagëve me thikë, një prej të cilave fatale pasi i ka shpuar mushkëritë.

Hetuesi do të fokusohet kryesisht në kërkimin e gjurmëve të vrasësit në zonën përreth dhe do t’i kushtojë vëmendje të veçantë pjesës së brendshme të Mercedes B-Class. Duke pasur parasysh se zona është e aksesueshme për publikun prej më shumë se një javë. Hetimi bëhet më komplekse pasi zona është e aksesueshme për publikun prej më shumë se një javë, por hetuesit synojnë të ngushtojnë hipotezat duke u fokusuar te automjeti.

Të fundit