Flash News

E-TJERA

Mistotakis nga Himara: Shqipëria të plotësojë të drejtat e minoritetit grek, ne e mbështesim për integrimin në BE

Mistotakis nga Himara: Shqipëria të plotësojë të

Kryeministri grek Kyriakos Mistotakis është takuar me minoritetin grek të Himarës. Ai ka mbajtur edhe fjalën e tij, ku i ka shprehur minoritetit mbështetjen e shtetit helen.

“Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta”, ka thënë kryeministri grek.

Ky i fundit i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

“Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota. E drejta e fëmijëve të mësojnë gjuhën greke dhe mbrojë të drejtat e pronave tuaja. Çdo qeveri greke do jetë në krahun tuaj”, shtoi Mitsotakis.

Ky i fundit “në këmbim” të respektimit të të drejtave të minoritetit grek, ofroi mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Dua që të dinë që edhe une isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota”, tha Mistotakis.

Të fundit