Flash News

E-TJERA

Mitsotakis komenton fjalimin e Ramës në Athinë: Marrëdhënia me Shqipërinë është tashmë komplekse

Mitsotakis komenton fjalimin e Ramës në Athinë:

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë në Athinë, me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në shtetin grek.

I ftuar në emisionin “Morning Zone” , kryeministri grek tha se marrëdhënia me Shqipërinë fqinje është tashmë komplekse. 

"Marrëdhënia jonë me Shqipërinë fqinje është tashmë komplekse.  Më duhet të them se mënyra se si Shqipëria e trajtoi kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës ishte krejtësisht e papranueshme. Ai tani është kandidati ynë për eurodeputet. Ne kemi në fletëvotime dy kandidatë nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë.

Përtej kësaj, mund të them që ne kemi qindra mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Fëmijët e tyre janë shtetas grekë, jemi bashkuar besoj, do të thoja në mënyrë harmonike në shoqërinë greke, shkojnë në shkollë, studiojnë.

Mendoj se çdo gjë që helmon marrëdhëniet mes dy popujve nuk është e mirë për të dy popujt tanë. Jemi fqinjë, jemi “të dënuar” të jetojmë bashkë.

Përtej kësaj, Shqipëria duhet të dijë, dhe e njëjta gjë vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut se ka rregulla në lidhje me rrugën e saj evropiane. Respekti për shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe minoritetet është një bërthamë qendrore e asaj që ne e quajmë acquis evropiane, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë", tha Mitsotakis. 

Të fundit