Flash News

E-TJERA

Mitsotakis mesazh Ramës pas tubimit në Athinë: Nuk mund të anashkalojë kushtet e anëtarësimit në BE

Mitsotakis mesazh Ramës pas tubimit në Athinë: Nuk mund të

 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka komentuar vizitën në Athinë dhe takimin e kryeministrin Edi Rama me diasporën shqiptare.

Në një intervistë për mediat maqedonase, Mitsotakis ka thënë se ishte një vizitë private që nuk kishte arsye që qeveria greke ta ndalonte.

Mitsotakis i rikujtoi Ramës integrimin e Shqipërisë në BE kur tha se nuk duhet të harrojë respektimin e shtetit ligjor, referuar çështjes Beleri.

"Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë.

Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare sigurisht që mbeten. Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat i ND-së për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, prezumimi i pafajësisë. Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë. Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane", ka thënë Mitsotakis.

Të fundit