Flash News

E-TJERA

Mitsotakis telefonon Belerin, e përgëzon për fitoren: Sot familja jonë demokratike më e fuqishme se kurrë

Mitsotakis telefonon Belerin, e përgëzon për fitoren: Sot

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar Fredi Belerin, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi.

Sipas News 24, Mitostakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren dhe i ka thënë se sot partia që ai drejton është më e fuqishme se kurrë.

“Sot familja jonë demokratike më e fuqishme se kurrë”, ka thënë Mitsotakis në bisedën me Belerin.

Fredi Beleri është zyrtarisht eurodeputet dhe pritet të përfaqësojë shtetin grek në Parlamentin Europian. Beleri ishte kandidat i Partisë Demokracia e Re të kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotakis. 

Kujtojme se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Beleri ndodhet në burg në Shqipëri i dënuar për korrupsion në zgjedhje. 

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli atë fajtor për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe e dënoi me 2 vjet burg.

Ai pritet të lërë qelinë në shtator, në rast se gjykata e Apelit nuk e rrëzon këtë vendim.

 

Të fundit