Flash News

E-TJERA

“Mjaft është mjaft”, sa nënshkrime ka mbledhur në 24 orët e para peticioni online ndaj Yuri Kim

“Mjaft është mjaft”, sa nënshkrime ka mbledhur

Një peticion online ka nisur kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.

Peticioni është krijuar në faqen e njohur change.org dhe titullohet “Enough is enough”, në shqip “Mjaft është mjaft!”.

Peticoni ka startuar dje dhe deri më tani, pra 24 orë pas publikimit e kanë nënshkruar më shumë se 5 mijë persona, sipas të cilëve ambasadorja Kim duhet t’u japë fund ndërhyrjeve “brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare” dhe “t’i përmbahet statusit diplomatik”.

Në peticion thuhet se “Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar. Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.”.

Në peticion ka edhe një kërkesë për DASH.

“Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim ti përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare!”.

Ambasadorja Kim është akuzuar edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për ndërhyrjet e saj në Gjyqësor lidhur me , por kjo e fundit ka reaguar duke thënë se “nëse inkurajimi i gjyqtarëve është ndërhyrje, SHBA-të do vazhdojnë ta bëjnë”.

Të fundit