Flash News

E-TJERA

Manjani tregon skenarët: Ja çfarë mund të bëjë Veliaj pas dekretit të Begajt

Manjani tregon skenarët: Ja çfarë mund të bëjë

Avokati Ylli Manjani ka treguar disa nga skenarët e mundshme të Erion Veliajt, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e tij dhe presidenti Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Në një lidhje për Euronews Albania, Manjani tha se Veliaj duhet të kërkojë automatikisht pezullimin e dekretit të presidentit.

Manjani tregoi edhe një variant tjetër sipas së cilit, Veliaj nuk bën ankim, zgjedhjet bëhen, Rama fiton, Veliaj po ashtu del fitues në gjyq.

“Në kushte normale, Erion Veliaj duhet të kërkojë në Gjykatën Kushtetuese automatikisht që sonte, po të ketë mundësi, që të pezullohet menjëherë dekreti i presidentit sepse vjen nga një informacion i paligjshëm, vjen nga një informacion vakum, vjen nga një injorim i Kushtetutës, dhe Gjykata Kushtetuese e ka këtë të drejtë që ta pezullojë dekretin e presidentit për sa i takon Bashkisë së Tiranës, jo pjesës tjetër. Do të thotë se shiko, kjo kërkesa ime po injorohet, se nëse bëhen zgjedhjet, çfarë kuptimi ka më pas gjyqi, s’ka aspak kuptim, humbet objekti i gjyqit për ankesën e parë. Prandaj, nëse Veliaj e bën këtë ankim tjetër, topi kalon nga Presidenca te Gjykata Kushtetuese. Por ka edhe një variant tjetër sesi palët mund të dalin të gjitha fituese: nëse Veliaj nuk bën ankim në Kushtetuese për dekretin e Begajt për zgjedhjet, lejohet zhvillimi i zgjedhjeve; Rama fiton që bëhen zgjedhjet; Veliaj fiton gjyqin; ndërkohë Manastirliu fiton bashkinë; dhe Begaj fiton sepse zbatohet dekreti i tij për të mbajtur zgjedhjet. Dhe Gjykata Kushtetuese thotë: çfarë ndodhi, ndodhi, por të mos ndodhë më. Dhe nuk është çudi që ky skenar të ndodhë”, tha Manjani.

Të fundit