Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren në Bulqizë

Mjeti del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren
Foto ilustruese

Një aksident u shënua mesditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, në Bulqizë.

Policia njofton se S.H., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

"Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar  këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë", njofton policia. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të fundit