Flash News

E-TJERA

Mjegulla mbulon Kukësin, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në qarkullim

Mjegulla mbulon Kukësin, autoritetet bëjnë thirrje për

Kukësi është mbuluar në orët e para të mëngjesit nga mjegulla e dendur. Mjegulla ka mbuluar edhe aksin kryesor të Rrugës së Kombit, ku fushpamja është kufizuar.

Autoritetet policore kanë bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në segmentin Kolsh–Morinë të Rrugës së Kombit. Në pjesën midis ish-uzinës mekanike dhe Kolshit, dendësia e mjegullës është më e madhe, duke e bërë të domosdoshme përdorimin e dritave të mjegullës dhe uljen e shpejtësisë.

Policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve të ruajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme.

Të fundit