Flash News

E-TJERA

Mjegulla pushton Rrugën e Arbrit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Mjegulla pushton Rrugën e Arbrit, vështirësi në qarkullimin

Mjegulla e dendur ka pushtuar segmentin e Rrugës së Arbrit nga ura e Çeranecit deri në Maqellarë. Drejtuesit e mjeteve kanë hasur vështirë në qarkullim,

Situata është paraqitur më problematike në orët e para të mëngjesit ku fusha e shikimit ka qenë e kufizuar edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Ky segment rrugor është konsideruar prej kohësh ndër më të rrezikshmit, pasi aksidentet kanë qenë të shumta, madje edhe me pasoja në jetë njerëzish.

Të fundit