Flash News

E-TJERA

Mjekët e infermierët s’kishin marrë pagën, QSUT vihet në lëvizje pasi çështja bëhet mediatike

Mjekët e infermierët s’kishin marrë pagën, QSUT vihet

Mjekët dhe infermierët e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ denoncuan se nuk kishin marrë pagën e dhjetorit, ndërkohë që po afron fundi i muajit janar.

Vetëm pasi çështja u bë mediatike, QSUT është vendosur në lëvizje. Përmes një njoftimi, QSUT deklaron se janë kryer procedurat standarde të pagave, ato kanë kaluar në Thesar dhe janë duke u transferuar në llogaritë bankare.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, informon mediat e interesuara për pagat e personelit shëndetësor dhe atij mbështetës, janë kryer procedurat standarde të pagave, ato kanë kaluar në Thesar dhe janë duke u transferuar në llogaritë bankare personale të personelit”, deklaron QSUT.

 

Të fundit