Flash News

E-TJERA

Mjekët japin alarmin: Kufjet po shurdhojnë rininë

Mjekët japin alarmin: Kufjet po shurdhojnë rininë

Rinia shqiptare po dëmton dëgjimin dhe mund të kenë pasoja serioze në të ardhmen si shkak i përdorimit të kufjeve.

Ky është alarmi i mjekëve  për të rinjtë që lëvizin me kufje në vesh dhe dëgjojnë tingujt e lartë për një kohë të gjatë. 

“Kemi brezin e ri që përdor kufje.  Adoleshentë të ekspozuar ndaj zhurmave. Dëgjimi i muzikës me tone të larta. Frekuentimi i ambjenteve ku ka shumë zhurmë, dëgjojmë boritë e makinave, trafik, klube,  lokale, jemi një popullsi e rrezikuar. Mund të jetë dhe vendi i punës, supozojmë një punëtore fasonerie, një oficer policie që bën qitje me armë dhe nuk mbron veshët, një që punon në pistën e avionëve , janë faktor që ndikojnë në rënien e dëgjimit.”, thotë mjekja për abcnews.

Moto e ditës botërore  të ndërgjegjësimit për problemet e dëgjimit këtë vit është për të ndryshuar mendësinë dhe për tu kujdesur për veshët. Por kur duhet kërkuar ndihmë sipas mjekëve?

“Në të gjitha rastet kur vërenë se ka vështirësi për të folur në telefon. Ka vështirësi për të komunikuar pa lexuar buzët. Nëse i flet nga pas e nuk dëgjon … “

Sipas mjekëve, humbja e dëgjimit mund të vijë edhe me moshën  ose  për shkaqe gjenetike, komplikacione gjatë lindjes, trauma apo dhe infeksione të ndryshme. 

Në disa raste problem mund të trajtohet ndërsa në raste të tjera mund të menaxhohet me përdorimin e aparateve të posaçme.

Të fundit