Flash News

E-TJERA

"Mjekët me klinika private", denoncimi i gazetarit: Spitali francez në QSUT rrezikon të mbyllet

"Mjekët me klinika private", denoncimi i gazetarit: Spitali

Gazetari Osman Stafa ka vijuar me denoncimet për gjendjen në QSUT.

Duke folur në Syri tv, ai tha se prej një viti mungojnë lentet në shërbimin e okulistikës, ndërsa Spitali Francez rrezikon të shkojë drejt mbylljes për shkak të largimit të mjekëve drejt klinikave private.

'Kjo situatë ka lënë dhjetëra pacientë pa shërbim, të cilët detyrohen të paguajnë 700–800 euro në privat për ndërhyrje që duhet të kryheshin në spitalet publike'-thekson ai

Stafa theksoi se ky është vetëm një nga shembujt e degradimit të sistemit shëndetësor, ku mungesat e pajisjeve, analizave dhe shërbimeve bazë po i shtyjnë qytetarët drejt sektorit privat me kosto të papërballueshme.

Ai solli në vëmendje edhe faktin se në 10 ditët e fundit të muajit nuk kryhen analiza në spitalet shtetërore për shkak të kufizimeve buxhetore, ndërsa pacientët detyrohen të presin ose të paguajnë privatisht. Sipas gazetarit, një situatë e tillë po e kthen sistemin publik shëndetësor në një hallkë që nuk ofron zgjidhje, por orienton pacientët drejt klinikave private.

 

Të fundit