Flash News

E-TJERA

Mjekët thirrje qytetarëve: Stop antibiotikëve dhe kortizonikëve, trajtimi i gabuar po dobëson imunitetin

Mjekët thirrje qytetarëve: Stop antibiotikëve dhe

Mjeku pneumolog, Arjan Mezini tha se duhet pasur kujdes me trajtimin e virusit COVID-19. Mezini tha në 'Open' se mjekimi i gabuar po dobëson imunitetin.

“Për mua e shkakton paniku. Edhe një pjesë të mjekëve. Terapia është imuniteti personal. Duhet të kuptojmë që kjo sëmundje e bën pas ditës së 8-ë. Unë dua ta shfrytëzoj këtë sepse ka çudira. Nëse një person del sot pozitiv, destemekazoni që është tek ne vetëm është 6 miligramë. Nëse kanë bërë 40% destemekazoni nuk është i prerë, nuk frenon virusin. Kur ai është në ditën e 12, janë formuar dhe pacienti ka temperaturë, por të fillosh destemekazonin në ditën e parë dhe të dytë është sikur ta dënosh me vete”, tha Mezini.

Në të njëjtën linjë edhe mjeku Genc Suleçebe argumentoi se ka një konfuzion në mënyrën e mjekimit, ndërsa bënë thirrje që të mos përdoren antibiotikët dhe kortizonikët

“Stop antibiotikëve stop kortizonikëve, ulin sistemin imunitar. Është një infeksion viral i cili vetëm në 10% jep komlikacione për t’u shtruar në spital dhe 10% janë njerëzit e rrezikuar, meshkujt mbi 60-vjeç, ata me sëmundje shoqëruese, një grup kontigjen që është i rrezikuar.

Të tjerët nuk kanë nevojë të marrin asnjë lloj mjekimi. Sistemi imunitar normal e dominon virusin dhe vetë-shërohet, në rastet ekstreme ky virus mund të japi komplikacione, vetë sistemi imunitar jep një farë bllokimi dhe këtu duhet kortizoniku, vetëm në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve. NË 10 ditëshin e parë sistemi imunitar reagon dhe e eliminon virusin”, tha mjeku.

Të fundit